SHBA – Shkencëtarë amerikanë të Qendrës Harvard-Smithsonian të Astrofizikës në Kembrixh (Cambridge, MA) studiuan të dhënat e 158.000 yjeve, duke përzgjedhur mes tyre xhuxhë të kuq dhe kandidatë për planetë që rrotullohen rreth këtyre yjeve. Pak kësaj shkencëtarët arritën në përfundimin se “Toka e Dytë” mund të ndodhet në një distancë prej 13 vite dritë nga ne. Për këtë fakt flitet një njoftim për shtyp të Qendrës, kurse rezultate do të bëhen të dituir në një studim të botuar në revistën “The Astrophysical Journal”
Sigurisht që kjo Tokë do të jetë ndryshe nga planeti ynë nënë. Pozicionimi i afërt i xhuxhit të kuq do të thotë se ajo do të jetë e kthyer nga dielli i saj vetëm nga njëra anë. Megjithatë atje mund të ketë jetë, ndërsa duke pasur parasysh faktin se xhuxhët e kuq jetojnë më gjatë se Dielli (xhuxh i verdhë), jeta në një botë të tillë mund të jetë shumë më e vjetër se ajo në Tokë dhe shumë më e evoluar.





