ITALI – “Puthmë, budalla!” është titulli i ekspozitës që do të hapet nga data 11 deri më 28 shkurt në një muze të Milanos, në kuadër të ditës së Shën Valentinit.
30 puthjet më të famshme në historinë e kinematografisë botërore do të ekspozohen në muze përmes fotove apo posterave origjinalë. E apasionuar apo qesharake, e rrëmbyer apo e fituar, e rastësishme apo e kërkuar, puthja është element përbërës i pjesës dërrmuese të prodhimeve kinematografike.
Mes puthjeve më të famshme ajo mes Rhett Butler dhe Rossella O’Hara në “Bashkë me erën”, apo ajo e Cary Grant dhënë Ingrid Bergman në “Notorious, dashnorja e humbur” e Alfred Hitchcock. Nuk mungojnë edhe filma të dhjetëvjeçarit të fundit si Moulin Rouge apo puthja mes qenushëve të filmit të animuar “Lilli e il vagabondo”.
Në galerinë e fotove nuk mund të mungonte edhe ajo e filmit “Thë kiss”, (1896) ku është realizuar puthja e parë kinematografike.





