PANAMA– Një 44 vjeçare u arrestua në një aeroport të Panamasë, pasi kontrolli me rreze X zbuloi se në stomakun e saj ndodheshin rreth 31 mijë dollarë.
Ngjarja e pazakontë ka habitur autoritetet e aeroportit, të cilët nuk prisnin të zbulonin diçka të tillë. Gruaja është treguar nervoze ndërsa ishte pranë pikës së kontrollit me rreze X dhe kjo i ka bërë autoritetet të tregoheshin më të kujdesshëm gjatë kontrollit të saj. Gruaja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, kishte arritur t’i gëlltiste paratë përmes dhjetëra kapsulash.
Ajo është dërguar në spital dhe vetëm pasi t’i nxjerrë përmes jashtëqitjes do të konstatohet shuma ekzakte që ajo po përpiqej të kalonte jashtë vendit.





