Një stjuardesë u pushua nga puna pasi postoi në rrjetin social rus Vkontakte një foto të saj duke u nxjerrë gishtin e mesëm pasagjerëve.

Tatiana Kozlenko e cila punonte për linjën ajrore ruse Aeroflot vendosi foton në faqen e saj në Vkontakte, një faqe shumë popullore në Rusi dhe menjëherë ajo mori dhjetëra pëlqime.

Por kjo gjë u zbulua edhe shefat e kompanisë që vendosën ta pushojnë atë nga puna. 

“Nuk jam unë aty, ky aeroplan nuk është i kompanisë sime. Nuk e di pse më shkatërrojnë jetën për kaq gjë. Kërkoj ndihmën tuaj,” shkruan ajo nëVkontakte.