Një prostitutë nga Britania e Madhe ka vendosur të botoi një libër duke përshkruar jetën e saj dhe njëkohësisht duke dhënë këshilla për gratë. 37 vjeçarja Rebecca Dakin e nis librin me eksperiencat e saj si prostitute dhe ja çfarë shkruan konkretisht: “Nëse burri juaj nuk po kërkon më seks nga ju, atëherë ai do e kërkojë atë diku tjetër. Ai nuk do e pranojë një martesë pa seks. Jam e sigurt se gratë e dinë se burri i tyre po i tradhton, por janë të lumtura sepse nuk duan që të bëjnë seks me të. Ato ndoshta ndjehen të liruara dhe vendosin të bëjnë një sy qorr. Madje ka shumë gra që ndjehen mirë që ka prostituta vërdallë,” thotë ajo.
37 vjeçarja ka nisur punën si prostitutë që në moshën 25 vjeçare dhe familja e saj ishte në djeni për profesionin që ajo ushtronte. Madje në libër ajo tregon dhe shumën e parave që vitonte, ku arrinte dhe në 1400 sterlina për një session. Në librin e saj psikologjik Rebecca Dakin jep arsyjet pse burrat tradhëtojnë dhe jep argumente të ndryshme.
Madje njëherë ajo tregon se ishte duke bërë seks në hotel me një burrë të martuar. Pasi mbaruan, ai porositi shampanjë dhe çarçafë të pastër poshtë, pasi për 30 minuta do i vinte gruaja.Por nuk harron të shkruaj dhe për klientin e saj më të preferuar dhe ai është një 70- vjeçar. Ajo thotë se më shumë se seks, ata kishin një miqësi. 70 vjeçari, emrin e të cilit ajo nuk e bën publik, ishte pronar fabrike dhe shpenzonte mijëra sterlina për rroba e bizhuteri për Rebecca Dakin.