PANAMA– Ndërsa disa peshkatarë po fërkonin duart, sepse arritën të kapnin një peshk shpatë, ata për pak rrezikuan të ktheheshin në ushqim për peshqit.
Furia e kundërshtimit të peshkut shpatë të rënë në grek ishte aq e madhe saqë varka e vogël u përmbyt në det. Një varkë tjetër që ndodhej aty pranë dokumentoi përmes fotove ngjarjen e pazakontë dhe u erdhi në ndihmë peshkatarëve, që këtë herë rrezikun mjaft.
Episodi i veçantë u regjistrua në ujërat e Panamasë. Sipas njohësve të këtij lloj peshku, peshku shpatë është goxha i fuqishëm dhe ta gjuash atë me një varkë të vogël mund të të vërë seriozisht në rrezik për jetën.





