ANGLI – Një drejtuese emisionesh në Radio 5 të BBC-së, Shelagh Fogarty, është filmuar ndërsa gjatë një transmetimi direkt të programit të saj ka ulëritur, kur konstatoi prezencën e një miu në studio.
Brejtësi është shfaqur në ambientet kur po zhvillohej emisioni dhe ka nisur të bëjë një xhiro përreth. Ndërsa ishte duke intervistuar të ftuarin, Mike Linnell, Fogarty ka konstatuar prezencën e miut dhe e trembur pa masë nuk ka nguruar të ulërasë dhe të ngrihet nga karrikja, megjithëse ishte në transmetim direkt.
Pak sekonda më vonë drejtuesja e emisionit, i ftuari dhe stafi i radios kanë nisur të qeshin me episodin e çuditshëm. Është ende e paqartë sesi ka mundur të depërtojë brejtësi deri në studio radiofonike.
Videon e kësaj ndodhie mund ta shikoni në galerinë tonë të videove.





