HAS– Fryma e Re Demokratike zhvilloi sot një bashkëbisedim me qytetarët e Hasit.
Duke folur për qeverisjen Berisha, Biberaj u shpreh se malsorët hasjanë nuk janë përkulur as para pushtuesve të huaj, as para komunizmit dhe nuk do përkulen as para pseudo-demokratëve.
"Pas 23 qershorit do të vihet në vend drejtësia e munguar e cila do të çojë në bankën e të akuzuarve të korruptuarit e këtyre 22 viteve.
FRD do të jetë një forcë që do të mbajë premtimet, na besoni më 23 qershor dhe na kërkoni llogari më 24qershor" – tha nënkryetari FRD-së.
Ndërsa Daut Gumeni u shpreh se FRD kërkon që vendi të jetë pjesë aktive e Evropës jo duke i kërkuar lëmoshë, por duke e ndërtuar Evropën këtu në Shqipëri.
Takimin e përshëndetën Kamber Mici, intelektual nga Hasi dhe Alfred Daçi kordinator i FRD-së në qytetin e Hasit.