Kryeministri Edi Rama duket se ka synuar t’i ngacmojë ndjekësit e tij në Instagram, por në fakt jo vetëm ata.

Përmes një dialogu që bën me vetveten, më pak se 40 ditë para zgjedhjeve, Rama pyet, e po ashtu vetë përgjigjet:

-Do ikësh?

– Jo, nuk kam mbaruar punë akoma.

Kujtojmë se gjatë kësaj periudhe në të dyja kampet politike, drejtuesit po përdorin mënyra të ndryshme, përmes fotove apo videove për të tërhequr vëmendje.