Kryeministri Edi Rama, vizitoi këtë të mërkurë serat e një fermeri në Fier, të quajtur Alket, i cili ka përfituar nga mbështetje e Skemës Kombëtare e qeverisë shqiptare, përmes AZHBR. Alketi tregoi se flasë kësaj skeme ka ndërtuar një serë me teknologjinë më të fundit dhe shtoi se ka nevojë për forcë punëtore për të nxjerrë sasinë e produktit që i kërkohet nga tregjet e huaja.
Nga krahu tjetër, kryeministri Rama tha se synimi i tyre është që nga 400 mln euro që është eksporti aktualisht, brenda mandatit të tretë të shkojë në shifrën e 1 mld eurove.
Fermeri: Jemi në fazën e mbjelljes së sezonit të ri. Jemi në marrëveshje me disa prodhues italianë, ky produkt do të shkojë në Itali dhe në periudhën e dimrit do të kultivojmë për tregun vendas. Serrat janë mbështetur nga fondi kombëtar. Gjithçka është kompjuterike, mund ta kontrollosh edhe nga largësia.
Edi Rama: Sa prodhime dalin?
Fermeri: Ne kemi dy sezone në vit, një serrë shkon 120 ton produkt, varet dhe nga roli i produktit, p.sh tek speci është më i ulët, ndërsa tek kastraveci dhe domatja është më i lartë.
Edi Rama: Pas këtyre cila është objektivi, të bësh sera të tjera?
Fermeri: Ky është objektivi ynë, ne kemi marrë një ndihmë të madhe nga AZHBR-ja. Ne do të kemi nevojë për 13 punëtorë në mënyrë konstante. Ne kemi shkuar në 400 mln euro eksport. Objektivi është të kalojmë 1 miliardshin. Është objektiv i arritshëm sepse bujqësia ka kaluar në një fazë tjetër.
Kjo është një punë që nuk ka konkurrencë, kam dëshirë që e gjithë zona të jetë serrë. Sa më shumë të ketë, aq më shumë persona vijnë.
Edi Rama: Këtu është një treg për punëtorë të huaj që vijnë nga vende të tjera, vende me probleme papunësie zhvillimi, e janë të gatshëm që të punojnë këtu.
Furnitorët që vijnë nga jashtë, na kanë thënë që kjo punë duhet të vazhdojë, na kanë inkurajuar shumë. Italianët na kanë thënë që e gjithë Shqipëria të mbulohet në serrë, nuk mbulon dot as Poloninë.





