Kryedemokrati Lulzim Basha ka treguar ndjesitë e mira që ka marrë nga takimet që ka zhvilluar në qytetin e Shkodrës një ditë më parë.
Përmes një postimi në Facebook, Basha thekson se në mesin e shumë takimeve, mbresa i ka lënë biseda me Kismeten, një sportiste dhe aktiviste e shkëlqyer sipas tij, e cila ka marrë vlerësime dhe kombëtare e ndërkombëtare.
“E djeshmja ishte një ditë plot energji, entuziazëm dhe shpresë. Mes shumë takimesh të shkëlqyera, më la mbresë të veçantë biseda me Kismeten. Sportisten e shkëlqyer, aktivisten dhe vajzën me kurajë dhe besim që mes shumë vështirësive ja ka dalë të marrë vlerësime kombëtare e ndërkombëtare. Optimizmin dhe shpresën e saj për një Shqipëri më të mirë e shoh ngado në Shqipëri. Kudo që kam qenë, në çdo qytet e fshat, në çdo cep të Shqipërisë fryn era e ndryshimit. Të gjithë së bashku do të sjellim ndryshimin dhe Shqipëria do të fitojë.“, shkruan lideri demokrat.





