Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka qenë gjithmonë e hapur për të folur për format dhe linjat e saj trupore, të cilat janë bërë shkak për paragjykim nga persona të tjerë.
Por Bebe ka fituar vetëbesimin që i duhet dhe e dashuron trupin e saj. Për të frymëzuar edhe vajzat e tjera, ajo ka postuar në Instagram një foto ku duken linjat e kolme dhe shkruan se ndonëse ndonjëherë është e vështirë për të, sërish përpiqet t’i tregojë sa më shumë dashuri trupit të saj.
“Sa më shumë përpiqesha të isha e dobët si ato yjet e popit, me të cilat jam rritur ose me ato që shikoj tani, nuk mund ta bëja në një mënyrë natyrale apo të shëndetshme. Më pëlqen të ha. Stërvitem. Pi ujë. Bëj më të mirën time. Ndjek ritmin e trupit tim. Edhe pse ndonjëherë bëhet e vështirë gjithmonë tregoj dashurinë për trupin ti. Çdo trup është i bukur”, shkruan Bebe.





