KINE– Një banori të qytetit kinez Wuhan, i cili hëngri një tas supë tradicionale të nxehtë "mala", iu dogj stomaku dhe iu hap një vrimë në mukozën gastrike të organit.

Zakonisht në restorantet kineze supa “mala” shërbehet me doza të ndryshme të erëzave pikante. Megjithatë 26-vjeçari porositi variantin më pikant të supës dhe menjëherë pas ngrënies ndjeu një dhimbje të mprehtë në stomak.

Pasi ai filloi të villte gjak u dërgua në pavionin e kujdesit intensiv të spitalit lokal, ku mjekët zbuluan një vrimë në murin e stomakut të tij. Vrimë ishte hapur pikërisht prej … supës.