GREQI– Një krimi i rëndë ka tronditur qytetin verior të Greqisë, Selanikun. 

Sipas informacioneve të para, mësohet se një 33-vjeçare, vajza e një biznesmeni të madh të qytetit verior të Ksanthit, u sulmua egërsisht nga disa të panjohur jashtë shtëpisë së saj, që ndodhet në një nga rrugët kryesore të Selanikut, madje disa metra sipër sheshit qendror.

Autorët e këtij krimi barbar, pasi e përdhunuan, e qëlluan me thikë, më pas e lyen me benzinë, të cilën e kishin vjedhur nga motor aty pranë dhe e dogjën të gjallë 33-vjeçaren.

 

33-vjeçarja e pafat, jetonte vetëm, por kishte shkuar me rastin e festave pranë prindërve, për të festuar bashkë me ta. Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia si dhe një grup hetimor për të zbardhur detajet e këtij akti kaq çnjerëzor.