DUBAI – Rreth një milion njerëz do ta festojnë Vitin e Ri në ndërtesën më të lartë në botë, në gradaçelën 828 metra të lartë "Burj Khalifa" në Dubai, njofton gazeta "Al Khaleej".
Sipas informacionit të saj, autoritetet e qytetit më të madh të Emirateve të Bashkuara Arabe kanë ndërmend të gëzojnë vizitorët me fishekzjarre masive në një lartësi të paparë. Në hotelet dhe restorantet që gjenden pranë rrokaqiellit për natën e Vitit të Ri nuk ka më vende, të gjitha janë rezervuar.
Organizatorët shpresojnë se "Burj Khalifa" do të bëhet një vend tradicional i festimit të Vitit të Ri. Ekspertët kanë arritur në përfundimin se një turist do të shpenzojë mesatarisht natën e Vitit të Ri në Dubai nga $ 500 deri në 1600 $.