NIGERI- Të paktën 12 persona kanë humbur jetën në sulmet ndaj dy kishave ditën e Krishtlindjeve në Nigeri.
Një nga sulmet ndodhi në Kishën e Krishtit në Postikum, provinca e Yobit.
Persona të armatosur sulmuan besimtarët teksa këta të fundit luteshin, duke vrarë gjashtë persona, përfshi edhe pastorin. Më pas, i vunë flakën ndërtesës.
Sulmi tjetër ndodhi në Maiduguri në shtetin Borno. Edhe këtu, u qëlluan për vdekje 6 persona.