NIGERI – Njerëz të armatosur kanë sulmuar natën e kaluar, në vigjilje të festës së Krishtlindjes, një kishë në veri të Nigerisë duke lënë të vdekur 6 persona. Mediat e huaja bëjnë të ditur se grupi i armatosur ka vrarë priftin dhe pesë besimtarë dhe më pas i ka vënë zjarrin ndërtesës.
Dëshmitarët e kësaj ngjarje të rëndë rrëfejnë se kriminelët janë futur në fshat afër mesnatës dhe menjëherë janë drejtuar për në kishë. Atje ata kanë hapur zjarr duke lënë pa jetë gjashtë persona, mes të cilëve edhe priftin.
Duket se kaq nuk u ka mjaftuar, pasi pas pushimit të të shtënave kisha është përfshirë nga flakët, i cili u vu nga autorët e krimit të rëndë.