Për të gëzuar fëmijët në këtë periudhë festash, shpesh të rriturit vishen si Santa Klaus dhe mbajnë me vete dhurata për t’ua shpërndarë të vegjëlve.
Por në veri të Bangkokut, në Tajlandë, përveç njerëzve si plaku i Krishtlindjeve janë veshur edhe elefantët, kafsha tradicionale e vendit aziatik.
Evenimenti është organizuar nga autoritetet për të gëzuar fëmijët, por edhe për të promovuar turizmin në lokalitetin Ajuthajas.
Fëmijët, të ekzaltuar, kanë marrë dhurata, kanë përkëdhelur elefantët dhe më pas, bashkë me të rriturit janë ulur përreth një prej kafshëve për të bërë një foto në grup.