Nëse ju është thënë më parë ose keni dëgjuar se mishi i viçit rrit shkallën e prekjes nga sëmundjet tumorale, qetësohuni sepse nuk është aspak e vërtetë. Këto studime që pretendojnë se kanë zbuluar një lidhje ndërmjet sëmundjeve kancerogjene dhe disa ushqimeve të pasura në yndyrna e proteina, në fakt nuk janë aspak të bazuara në analiza laboratorike.
Sipas disa mjekëve amerikanë në listën ‘e frikshme’ bënin pjesë përveç mishit të viçit edhe: kafeja, hot dog-ët, gjalpi i verdhë, sheqeri, mielli i bardhë, kanella, ulliri, limoni dhe karkalecat e detit. Së fundmi kërkuesit e departamentit të shëndetit publik të shkollës së Harvard-it, në Boston, kanë studiuar lidhjen e këtyre ushqimeve me rreziqet e kancerit.
Studimet paraardhëse janë hedhur si të dhëna të vërtetuara në faqet mjekësore amerikane, por të pakonfirmuara nga institucionet përkatëse. Pra nëse jeni të frikësuar në lidhje me çfarë hani, studiuesit e Harvardit mund t’iu thonë vetëm “Ju bëftë mirë!”.