FRANCE – Drejtuesit e muzeut Louvre të Parisit njoftuan se në vitin 2012 është regjistruar një numër rekord i vizitorëve. Muzeu u vizitua nga të paktën 10 milionë njerëz.

"Ky rekord i ri konfirmon parësinë e muzeut Louvre midis muzeumeve në shkallë botërore. Treguesi i vizitave në vitin 2012 rezulton rreth 1 milion më i lartë se numri i vizitorëve në vitin 2011", – thuhet në një komunikatë të drejtuesve të muzeut.

Përveç vizitorëve të ekspozitës së përhershme të muzeut, ekspozitat e përkohshme në vitin 2012 kanë tërhequr 660 mijë vizitorë, domethënë 29% më shumë se në vitin 2011.

Përveç kësaj, në Louvre vunë në dukje "rritjen e konsiderueshme të numrit të turistëve nga Kina, SHBA-ja dhe Brazili”.