Thuhet se kamera t’i shton pak kilogramët, por gjithsesi për këto modele obeze nuk do të përbënte asnjë problem.
Modelet super ekstra large janë fotografuar nga fotografi Italian Yossi Loloi për projektin e tij FullBeauty (Bukuri e Plotë). Loloi thotë për të përditshmen angleze The Sun se me fotot e këtyre grave ai donte të tregonte se bukuria nuk zotërohet vetëm nga njerëzit e dobët.
“Qëllimi i këtij projekti është të jetë provokativ, por në të njëjtën kohë i sigurt. Kështu që unë u fokusova tek përmasat dhe bukuria e tyre si një forme proteste ndaj diskriminimit”,- thotë ai. Loloi ka nisur t’i fotografojë gratë obeze që nga viti 2006 dhe ato kanë pranuar që të shfaqen nudo para aparatit të tij fotografik.
“Qëllimi im ishte t’i tregoja këto femra nën një dritë që do ishte e vështirë t’i kritikoje ato. Këto femra janë kapur në intimitetin e tyre duke krijuar kështu një sens lirie dhe qetësie. Unë doja t’i fiksoja këto femra në celuloid për atë që ato përfaqësojnë dhe jo për atë që ato janë në jetën reale. Për mua, ato janë skulptura humane”,- thotë Yossi.
Megjithëse është i bindur se puna e tij mund të marrë kritika fotografi italian vazhdon duke thënë se “me FullBeauty unë jam përpjekur të nënvizoj se të gjithë kemi të drejtë të pëlqehemi për mënyrën sesi ne jemi dhe se nuk duhet të ketë diktat përsa i përket shijeve”.