TROPOJE – Regjistrohen lëkundje të tokës në veri të Shqipërisë. Në orët e pasdites, qyteti i Bajram Currit dhe rrethinat janë tronditur nga lëkundjet sizmike, që fatmirësisht kanë qenë të intensitetit të ulët.

Sipas institutit sizmiologjik tërmeti ka qenë me manjitudë 2.8 ballë të shkallës Rihter dhe është regjistruar rreth orës 18.30. 

Lëkundjet e tokës nuk kanë shkaktuar dëme materiale, por vetëm momente frike mes banorëve të zonës.

Po sipas specialistëve të institutit sizmiologjik epiqendra e tërmetit ka qenë qyteti verior.