Ka qenë një vendim i përbashkët, kështu e kanë konfirmuar ndarjen e tyre Iker Casillas dhe Sara Carbonero. Çifti përflitej prej disa kohësh që i kishin dhënë fund martesës, ndërsa tani mësohet se gjithçka ka qenë e vërtetë. Lajmin e kanë konfirmuar vetë ata, në profilet e tyre respektive në rrjetet sociale, ku pranojnë se ndarja ka qenë shumë e paqtë.

“Sot dashuria jonë si çift merr një rrugë të ndryshme, por jo të largët”– shprehen ata ndërsa shtojnë: ”Do të vazhdojmë bashkë duke qenë prindër të dedikuar, siç kemi bërë deri tani. Është një vendim i menduar mirë dhe i përbashkët. Respekti, ndjenjat dhe shoqëria do të qëndrontë gjithmonë të njejta. Prioriteti ynë është që të ndajmë mirëqënien e fëmijëve tanë dhe ti mbrojmë ato, në mënyrë që të rriten në një mjedis të sigurtë dhe të shëndetshëm.”

Çifti i lutet fansave dhe publikut që të respektojnë privatësinë e tyre gjatë kësaj kohe. Kujtojmë që portieri ikonë i Real Madrid, Iker Casillas dhe gazetarja sportive, Sara Carbonero kanë qenë së bashku që prej vitit 2009. Në vitin 2014 ata u bënë prindër të një djali, Martin, ndërsa në 2016-ën u martuan. Në të njejtin vit erdhi në jetë djali i tyre i dytë, Lucas.

Ata u kthyen në një prej çifteve të preferuar të publikut spanjoll dhe jo vetëm, sidomos pas puthjes që futbollisti i dha ”live” partneres, teksa kjo e fundit e intervistonte, pas fitimit të Kupës së Botës në 2010-ën.