SHBA – “Astronomët kanë zbuluar pesë planete të reja, midis tyre dhe një potencialisht të banueshëm pranë yllit të njohur Tau Ceti, ku shkencëtarët, gjysmë shekulli më parë kanë kërkuar sinjale të qytetërimeve jashtëtokësore”,- thuhet në një artikull të botuar në revistën “Astronomy & Astrophysics”.

Ylli Tau Ceti, në konstelacionin Cetus (HD 10700), ndodhet 11.9 vjet dritë larg nga Toka dhe është shumë i ngjashëm për nga parametrat e veta me Diellin. Shkencëtarët gjetën dëshmi të pranisë së një sistemi planetar të yllit.

Përveç kësaj, një nga planetet e Tau Cetit, periudha e rrotullimit e të cilit është 168 ditë, ndërsa masa sa 4.3 e asaj të Tokës, ndodhet në "zonën e jetës" – fushës ku ka kushte për ekzistencën e organizmave të gjalla.