SHBA– Pamela Anderson, Lauren Goodger dhe Shayne Ward, janë disa nga emrat që do të garojnë në spektaklin e vitit të ardhshëm “Dancing On Ice” (“Vallëzimi në akull”).
Aktorja 45-vjeçare, e cila do të garojë me Matt Evers, ka deklaruar se mezi pret të hipë në patina.
“Jam shumë e entuziazmuar që do të jem pjesë e këtij projekti”, ka deklaruar ylli i dikurshëm i “Baywatch”.
Në setet fotografike promovuese, Pamela ka pozuar me një fustan të zi që tregon linjat e saj, ndërsa fotografitë janë dëshmi se vitet kalojnë pa u vërejtur në trupin e aktores.