Moda më e re në Facebook është të bësh sikur temperaturat e ulta nuk të pengojnë aspak të vishesh me rrobat e verës.
Moda ka nisur dimrin e kaluar në Montana, kur një grup shokësh dolën me të brendshme në oborrin e mbuluar nga dëbora dhe bënë piknik. Ata hapën një faqe në Facebook me emrin “Frosters Anonymous” dhe u bënë të famshëm.
Që nga ajo kohë, foto të njerëzve që bëjnë banjo dielli në temperatura poshtë 0 gradë Celsius janë bërë një trend në rrjetin e famshëm social.
Më poshtë ju paraqesim disa nga fotot më të veçanta të postuara nga këto njerëz që nuk duan t’ia dinë për të ftohtin.