Drejtuesi politik i qarkut Edi Paloka ka prezantuar sot para strukturave të PD-së kandidatët me të cilën kjo forcë politike kërkon votën e durrsakëve më 25 prill.
Paloka, në një postim në rrjete sociale, thekson se dita e zgjedhjeve do të jetë dita kur PD do të kurorëzojë me fitore punën e këtyre ditëve por edhe sakrificat e viteve të kaluara në opozitë.
Sipas nënkryetarit të PD, durrsakët do të përfaqësohen në parlamentin e ardhshëm nga qytetarë e politikanë të respektuar të qytetit të tyre.
“Sot u be prezantimi i kandidateve te PD per Durresin. Njekohesisht njohem strukturat me ndarjen e punes dhe organizimin e fushates deri me 25 prill, diten kur do te kurorzojme me fitore jo vetem punen e ketyre diteve po dhe sakrificat e tete viteve nen qeverisjen me te keqe qe ka njohur vendi!
Tanime durrsaket e dijne se do te perfaqsohen neser ne Parlament nga qytetare e politikane te respektuar te qytetit te tyre”,- shkruan Paloka.
Sot u be prezantimi i kandidateve te PD per Durresin . Njekohesisht njohem strukturat me ndarjen e punes dhe organizimin…
Posted by Edi Paloka on Friday, March 12, 2021





