TIRANË- Plot 70 vjet më parë ndërroi jetë personaliteti i madh kulturoro- politik shqiptar Faik Konica. Fjalët janë të tepërta për këtë personazh të madh të historisë e kulturës shqiptare. Në testamentin e tij do të linte për publikun fjalët e dhimbshme: “Ndërroj jetë me mejtimin se ju jeni njerëzit që më keni kuptuar më qartë në këtë dhe. Nuk do të më tretë dheu, nëse ti imzot Noli dhe ti Lamja im i vogël dhe gjithë ata që e quajnë veten shqiptarë nuk do ta çojnë kufomën time të tretet në tokën mëmë. Kam lënë menjanë edhe harxhimet e rrugës për trupin pa jetë dhe shumën për dy metra vend në Shqipëri”. 

Faiku vdiq në Uashington i vetmuar, pranë të cilit gjendej një mikesha e tij zonja G. A. Graham nga e cila na ofrohen çastet e fundit të jetës së Faik bej Konicës. Ja si i përshkruhen ato momente: “…Faik bej Konica u përmend përsëri diku nga ora nëntë e pesëdhjetë. Më kërkoi dhe foli pak. Humbi në kllapi dhe hera e fundit kur u përmend ishte më vonë. Kishte nevojë për një gotë ujë, por iu luta që të pres. Ai sikur u pajtua dhe e ktheu kokën. Kjo ishte njëherazi edhe hera e fundit që bisedova me z. Konica…”. Analiza e tij për shqiptarët është nga më të arrirat. Në thelb është kjo: “Nëse ka kush që do ti bëjë keq Shqipërisë, janë vetë shqiptarët”, tha ai në një rravgimet e tij cinike për shqiptarët”.