Shqipëria arriti të merrte 145 pikë në finalen e ”Eurovision 2026” pas përfaqësimit me këngën “Nan”, e cila u interpretua nga Alis.

Portugalia ishte ajo që i dha Shqipërisë 12 pikë, ndërsa Italia 0, megjithëse vendi ynë e votoi maksimalisht.

Vendi ynë u rendit në vendin e 13-të, me 145 pikë në total.

Ndërkohë, “Eurovision 2026” u vulos këtë edicion të 70-të, me fituesin e radhës që është Bullgaria.

Votat e jurisë për këngën “Nan”:

Malta 6 pikë

Azerbaixhan 6 pikë

San Marino 5 pikë

Izrael 1 pikë

Belgjika 3 pikë

Portugalia 12 pikë

Qipro 8 pikë

Greqia 1 pikë

Kroacia 8 pikë

Mali i Zi 10 pikë

Votat nga audienca: 

Shqipëria 85

Total 145 pikë