TIRANE- Kryesocialisti Rama ka reaguar në Twitter, pas deklaratave të ambasadorit amerikan në vendin tonë Alexandër Arvizu për shmangien e nacionalizimit nga ana e politimkës shqiptare. 

Sipas Ramës, “Mesazhi i ambasadorit të SHBA për përcarjet nacionaliste këmbanë alarmi! Bashkimi Kombëtar s’vjen nga rrugët e vjetra të mllefit destruktiv”, ka thënë ai. 

Ndër të tjera Rama tha se Bashkimi Kombëtar bëhet përmes rrugës së Europës.

“Fantazmat e nacionalizmit turbofolk të së shkuarës s’kanë më vend në rajonin tonë. Ta bëjmë Bashkimin Kombëtar përmes rrugës së re të Europës. Shqiptarët janë sot të lirë falë mbështetjes amerikane e mirkuptimit europian. Kurrë s’mund ti cënojmë këto me politika të vjetra rrënuese”, thotë ai.