TIRANE-Kreu i PS-së, Edi Rama ka akuzuar kryeministrin Berisha dhe për gjendjen e mjeruar në të cilën ndodhet sot vendi. Duke iu referuar deklaratave të Berishës për foton me krriçin dhe akuzat për bujqësinë, Rama ka thënë se “nuk ka krriçqë i afrohet sot në heroizma kryeministrit, ashtu si nuk ka kryeministër në 100 vjet që t’i afrohet në krriçëri kryeministrit aktual”.

“Mjafton të bësh një kalim të pa interesuar në një treg të produkteve bujqësore për të kuptuar se në çfarë gjendje është sot fshati dhe çfarë hendeku ka mes atyre që përshkruan kryeministri dhe atyre që jetojnë njerëzit në fshat. Në tregun bujqësor të Lushnjes, tregtarët ankohen se nuk shesin dot as nën kosto produktet e tyre. Ky është realiteti i fshatit sot ashtu sikundër realiteti i ullirit në Berat, flet më shumë sesa cdo shembull tjetër për faktin se në cfarë aventure i shtyn njerëzish e zakonshëm një qeveri që nuk mban përgjegjësi për ato që thotë dhe një kryeministër që funksion me parimi zhvejkjan ç’më duhet mua se ç’them unë”- tha Rama.