BRAZIL – Numri i grave të vrave të vrara çdo muaj në Brazil është rritur nga 113 në 372 në këto 30 vitet e fundit.
Këtë statistikë të frikshme e bën të ditur versioni online i të së përditshmes Folha de Sao Paulo, i cili i referohet të dhënave të Institutit Avante në Brazil.
Instituti në fjalë mbledh të dhëna të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë së këtij vendi të Amerikës Latine.
Në fillim të viteve ‘80 çdo 6 orë e 28 minuta vritej një grua. Ndërsa në ditët e sotme një viktimë e seksit femër regjistrohet çdo 1 orë e 57 minuta.