Londër 2012
Me delegacionin olimpik shqiptar që ndodhet prej ditësh në Londër, është edhe kampioni dhe rekordmeni i shtytjes së gjyles Adriatik Hoxha. Së bashku me të rroket edhe prezenca e trajneri Emin Kosturi. Para nisjes për në Londër, atleti i Teutës Adriatik Hoxha premtoi se gjylja nga krahët e tij të fuqishëm do të flaket në kufijtë e rekordit të ri të Shqipërisë. Kujtojmë që Hoxha mban rekordin kombëtar me 18.18 metra.
Ndonëse garon me mjeshtrat më në zë të botës, Adriatik Hoxha është i gatshëm të bëjë tjetër sfidë historike. Me 3 gusht 2012, në orën 10.00 është programuar të nisë gara e shtytjes së gjyles. Fryma do të mbahet në ekranin e tv-së dhe me shumë emocion pritet të përcillet konkurimi i atletit durrsak Adriatik Hoxha. Sigurisht me urimin:
Suksese Adriatik! përfshihet jo vetëm çdo shqiptar, por më shumë durrsakët e tij. Shpresat janë të mëdha, për një përmirësim të ndjeshëm të rekordit tonë kombëtar. Dhe në se ndodh kjo, prezenca e sportistit Adriatik Hoxha në Londër përligjet në mënyrën më të mirë të mundshme.