Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta komentoi zhvillimet e fundit politike në vend ku fajësoi klasën politike për bllokimin e integrimit të vendit.
Nga qyteti i Korçës ku zhvilloi një takim me degën e LSI-së, Meta apeloi për ndërgjegjësim të politikës në miratimin në parlament të reformave të nevojshme për të marrë faktikisht statusin e vendit kandidat.
Duke iu referuar seancës parlamentare të ditës së enjte, kur opozita dhe mazhoranca debatuan ashpër mbi miratimin e ligjeve me 3/5 kreu i LSI-së tha se politikanët që duartrokitën fjalën e Hillary Clinton, u fyen me njëri-tjetrin në seancë duke shokuar publikun
Ai fajësoi atë që ai e quajti “politikë mistrece” për vonimin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Meta bëri thirrje që të ulen tonet në politikë, ndërsa sa për zgjedhjet e 2013-ës, shtoi se sido që të dalë rezultati, Shqipëria është në rrugën e integrimit europian.