Diabeti është ndër sëmundjet më të përhapura dhe shqetësuese, e përhapur me shpejtësi në të gjithë globin. Kjo sëmundje shfaqet kur niveli i glukozës dhe i sheqerit në gjak janë më të larta nga normalja. Kështu trupi nuk prodhon më insulinë për të balancuar sheqerin.
Rekomandimet dhe mënyrat e parandalimit të saj janë të shumta, por duket se vetëm disa prej tyre funksionojnë siç duhen. Ushqimi dhe stili i jetesës janë sigurisht faktorë kyç si në shfaqjen ashtu edhe në zhdukjen e tipeve të diabetit. Sipas ekspërtëve vetëm disa mënyra dhe një stil i caktuar jetese mund të jetë efikas në parandalimin e kësaj sëmundje.
Përse dieta me bazë perimet
Siç dihet diabeti i tipit 2 apo paradiabeti janë më të lehtë për tu trajtuar dhe kuruar edhe nga gjithsecili me fare pak përpjekje.Nëse nuk doni t’a përkeqësoni sëmundjen, mjekët rekomandojnë që të fokusoheni tek stili i shëndetëshëm i jetesës. Dieta me bazë perimet është mënyra më e mirë për të mbajtur në nivelin e duhur të sheqerit. Megjithëse mund të përfshijë një shumësi përbërësish dhe ushqimesh, jo të gjitha janë të rekomanduara për diabetin.
Nëse konsumoni shumë drithëra, ushqime që përbajnë niseshte apo sheqer nga frutat sëmundja me shumë mundësi do të avancojë. Sipas mjekëve edhe mishi apo vitaminat e marra nga kafshët mund të jenë faktorë kyç të zhvillimit të diabetit. Kjo gjë ndodh kur ushqimet që ju merrni janë të përpunuara, pra edhe nëse janë dietike përbërësit e tyre të shtuar gjatë përpunimit në fabrika janë të dëmshëm. Kjo për shkak se këto ushqime nëse konsumohen në sasi të mëdha bëhen rezistente ndaj insulinës duke krijuar disbalanca në organizëm.
Çfarë të konsumoni
Sigurohuni që të merrni sa më shumë ushqime të pa përpunuara, pra sa më shumë perime të freskëta. Kini kujdes me porcionet e pjatave që konsumoni, nëse keni vendosur të shijoni ndonjë pjatë mishi atëherë alternojeni me një sasi të madhe perimesh. Perimet jeshile si spinaqi, lakrat apo sallatrat do t’ju bëjnë të ndiheni të ngopur dhe do të mbajnë organizmin në formë. Teprimi me ushqimin, qofshin këto fruta apo perime sërisht nuk është i rekomandueshëm pasi shkaktojnë një sërë problemesh serioze. Gjithësesi tek e ngrëna shëndetëshëm me bazë perimet, është vështirë të teprohet me sasitë. Kjo pasi perimet duke qënë të pasura me fibra kanë fuqinë të ngopin dhe mbushin shpejt stomakun./AgroWeb