29 nëntor 2015 – Policia e Durrësit njoftoi sot arrestimin në flagrancë të një 26-vjeçareje, për vjedhje në një supermarket. Sipas njoftimit zyrtar bëhet e ditur se, në pranga u vu Blerina Meça 26 vjeçe, banuese në Durrës. Meça është  kapur në flagrancë në lagjen Nr.6, duke vjedhur në  marketin në pronësi të shtetasit A.H. Një ditë më parë burimet policore thanë se u kapën dy gra, por vetëm njëra prej tyre u konsiderua si autore e vjedhjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë  së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale ”Vjedhja”, e mbetur në tentativë parashikuar në nenet 134 dhe 22 të Kodit Penal.

/portali DurresLajm/