28 nëntor 2015 – Mbrëmjen e kaluar në autostradën Fushë Kruje- Milot, ka ndodhur një aksident, ku një makinë është djegur. Asidenti ka ndodhur pranë Thumanës ku një automjet me targa malazeze është përplasur me një makinë me targa shqiptare.
Në makinën tip Audi me targa PG AH982 që vinte nga Mali Zi udhëtonin 5 persona, të cilët pësuan vetëm dëmtime të lehta, ndërsa si pasojë e aksidentit automjeti është djegur plotësisht.
Forca policore dhe zjarrfikëse shkuan në vendngjarje. Shkaqet e aksidentit dyshohet se janë lagështia dhe shpejtësia e lartë.
/portali DurresLajm/