27nëntor 2015 – Zbardhen dhe dokumentohen vjedhjet me armë dhe maska të ndodhura në Qarkun e Elbasanit. Sot në mbrëmje u realizua operacioni “Trojas”, i cili u pasua me arrestimin e autorit kryesor të bandës së grabitësve. Ai është: Ligjërim Qosja, 28 vjeç, banues në fshatin Shalës Cerrik, i dënuar më parë në Greqi për vrasje. Bashkë me të u kap Analdo Balashi, 18 vjeç, banues në fshatin Shalës Cerrik si dhe po punohet për kapjen e 19-vjeçarit me inicialet E.G. Ata akuzohen për disa ngjarje:

1- Vjedhje me armë e karburantit në Cerrik, në pronësi të shtetasit A.E., ngjarje e ndodhur më datë 08.10.2015.

2- Vjedhje me dhunë e karburantit në fshatin Trojas – Belsh, në pronësi të shtetasit L.P, ngjarje e ndodhur më datë 12.10.2015.

3- Vjedhje me dhunë e karburantit në fshatin Valas-Cerrik, në pronësi të shtetasit S.M ngjarje e ndodhur me datë 15.11.2015.

4- Vjedhje me dhunë , e Karburantit “Kastrati” nga dy persona të maskuar në rrugën automobilistike të fshatit Papër-Elbasan, në pronësi të shtetasit A. D, ndodhur më datë 25.11.2015.

/portali DurresLajm/