27 nëntor 2015 – 36,5 kilogramë kanabis s janë kapur nga policia gjatë një kontrolli rutinë në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Botës në Sarandë.

Lënda narkotike ishte fshehur në depozitën e karburantit të një kamioni, i cili drejtohej nga Adem Alushi, 59 vjeç, nga Saranda.

Policia bën të ditur se Alushi u arrestua, ndërsa po hetohet rreth mundësisë së përfshirjes së të tjerë personave në aktivitetin e paligjshëm të trafikimit të lëndëve narkotike.

/portali DurresLajm/