25nentor 2015 – Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon të sekuestrojë, pasurinë e dy tutorëve të prostitutave – vëllezërve Ferdinand dhe Ilir Dedja nga Elbasani, të dënuar me 25 vite burgim në Itali. Pronat ishin në emër të babait të tyre, Pali Dedja.

Bëhet fjalë për 1100 metra katror truall dhe dy njësi tregtare me sipërfaqe 110 metër katror. Kërkesa për sekuestrimin e pasurive të vëllezërve të dënuar “Për shfrytëzim prostitucioni” vjen në zbatim të ligjit “Antimafia”.

/portali DurresLajm/