25 nëntor 2015 – Në një prej rrugëve të Kalifornisë, ka ndodhur një fenomen i rrallë, i cili ka lënë të habitur dhe vetë gjeologët. Brenda pak orësh, rruga në Santa Clarita është ngritur me rreth 4.5 metra dhe është çarë duke u bërë e pakalueshme.
Gjeologët thonë se në kushtet kur nuk ka ndodhur as tërmet dhe as reshje të mëdha, arsyeja e këtij fenomeni mund të jetë rrëshqitja e tokës. Analizimi i fotove të zonës përreth katër vite më parë tregojnë se forma e kodrave ka ndryshuar.
Këtë fenomen, gjeologët e lidhin me mundësinë e ngopjes së tokës me ujë dhe lëvizjes së pazakontë të dherave.
/portali DurresLajm/