25 nëntor 2015 – Policia Kufitare ka arrestuar një shtetas sirian në Rinas, i cili akuzohet për falsifikim të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave.

Policia bën me dije se personi i arrestuar është Muhammed Aldughll , 57 vjeç, lindur në Damask Siri dhe banues në Lagja Ruknudin Damask-Siri, me shtetësi siriane.

Në Rinas, më 24.11.2015, në orët e mbrëmjes, u bë arrestimi në flagrancë i sirianit 57-vjeçar, pasi më  datë 24.11.2015, ky shtetas ka ardhur për në Shqipëri si pasagjer i zakonshëm dhe ka udhëtuar me linjë ajrore, ku si dokumente udhëtimi ka paraqitur një pasaportë të Guatemalës me foton e tij, por me gjeneralitete dhe datëlindje në emër të një shtetasi tjetër sirian E.P. , njoftojnë burime zyrtare të policisë.

Nga ekzaminimi paraprak në Laboratorin e ekzaminimit të dokumenteve në Aeroportin e Rinasit dyshohet të jetë e falsifikuar. Më pas, gjatë kontrollit në vijën e dytë i është gjetur në bagazhet e tij një kartë identiteti familjare dhe një kartë identiteti personale siriane me gjeneralitete Muhammed Aldughll i datëlindjes: 12.05.1958 dhe një pasaporte turke me gjeneralitete Muhammed Aldughll i datëlindjes: 12.05.1958 dhe në brendësi të pasaportës kishte një vizë angleze , e vlefshme nga data 07.09.2015- 06.12.2015 e cila pas ekzaminimit të tyre dyshohet se pasaporta turke dhe viza angleze mund të jenë të falsifikuara, sqaron policia.

/S.L. portali DurresLajm/