25 nëntor 2015 – Jonida Fero, vajza që inskenoi dje një grabitje para Bankës së Shqipërisë, madje dhe duke gërvishtur veten me thikë, punon si financiere në bankë dhe është nënë e një fëmije 4 vjeç, raporton “Panorama”.
Fero denoncoi në polici se grabitësit i kishin marrë nën kërcënimin e armës 3 milionë lekë të rinj që kishte në çantë. Por policia zbardhi gjithë dinamikën e ngjarjes dhe zbuloi të vërtetën.
Më pas, Fero mësohet të ketë thënë në polici: “I mora 1 milion lekë babait, se i dashuri la peng makinën në kazino. Kisha turp t’i thosha të vërtetën”.
/portali DurresLajm/