25 nëntor 2015 – Sekuestrohen 128 kilogramë marijuanë dhe arrestohen 3 persona si posedues të lëndës narkotike, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia e Vlorës.
Operacioni i policisë është zhvilluar mbrëmjen e së martës në fshatin Trevllazër të Vlorës dhe droga është gjetur në banesën e një prej personave të shpallur në kërkim, e cila shërbente si bazë për përpunimin dhe mbajtjen e lëndës narkotike. Në momentin e ndërhyrjes së efektivëve të policisë, 3 të arrestuarit po tentonin të shkëmbenin lëndën narkotike.
Të arrestuarit janë:
Koçi Myrtaj, 39 vjeç, banues në fshatin Llakatund;
Ermal Arapaj, 24 vjeç, banues në fshatin Llakatund;
Lisjen Aliraj, 23 vjeç, banues në Vlorë.
Janë shpallur në kërkim:
A.Z., 45 vjeç, banues në fshatin Trevllazër (pronari i banesës);
A.A., 40 vjeç, banues në fshatin Trevllazër.
Në këtë operacion u sekuestruan 3 automatikë, 3 krehëra me 6 fishekë, një automjet Mercedes Benz dhe 4 aparate celularë.
Nëse lënda narkotike do të dilte në treg, vlera monetare e saj do të kapte shumën e 120.000 eurove.
/S.L. portali DurresLajm/