25 nëntor 2015 – Vritet me thikë një 17-vjeçar shqiptar në Londër pas një sherri mes disa të rinjsh.

I riu shqiptar Vaso Kako, vdiq në vendin e ngjarjes në një rrugë në veri të kryeqytetit anglez.

Mediet britanike shkruajnë se adoleshenti shqiptar po kryente stazh pune dhe nuk kishte të bënte me bandat. Vëllai i tij i madh, Bruno Kako, 25 vjeç, thotë se nuk ia ka idenë se nga kush mund të jetë sulmuar Vaso.

Ndërsa, sipas disa dëshmitarëve thuhet se një grup i madh të rinjsh u përplasën në një sulm gjatë së hënës.

Vaso është i riu i 18-të që vritet në Londër gjatë këtij viti.

(Vaso Kako me të vëllanë Brunon)

/S.L. portali DurresLajm/