24 nëntor 2015 – Një 55-vjeçar ka humbur jetën në kryeqytet, pasi është mbytur në lumin e Tiranës pranë zonës së Institutit Bujqësor. Viktima i identifikuar si Sulejman Çuka nga Burreli, dyshohet se ka rënë në lumë, teksa tentonte të kaonte në anën tjetër, por e ka marrë rrjedha dhe si pasojë është mbytur.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave.
/portali DurresLajm/