23 nëntor 2015 – Policia e Tiranës ka vënë në pranga 4 persona, pasi u kapën me 23.6 gramë lëndë narkotike të llojit kokainë. 

Katër djemtë nga Tirana, Aldo Xhani (Arapi) 30 vjeç, Gjergji Priftuli 30 vjeç, Roland Gjoni 28 vjeç, dhe Andi Arapi 26 vjeç, u arrestuan në flagrancë ditën e diel në rrugën “Marco Boçari”.

Sipas policisë, dyshohet se kokaina shpërndahej në gjimnaze dhe lokale nate.

/S.L. portali DurresLajm/