22 nëntor 2015 – Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, njofton se punonjësit e Seksionit kundër Narkotikëve të kësaj drejtorie finalizua me sukses operacioni policor i koduar “DORËZIMI” Rezultatet e këtij operacione janë:

  • Sekuestrohen  30700  kartmonedha  Euro, të falsifikuara. Të cilat  do të shërbenin si  parapagesë,  per blerjen  e një  sasie lënde narkotike.
  • Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit :

Gentian Oshafi, 28 vjeç, banues në  fshatin Blacë, të rrethit Pogradec.

Arrestimi i tij u bë pasi, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në fshatin Lozhan, gjatë kontrollit të automjetit tip “Fiat” me targa AA 455 GH,  që ky shtetas  drejtonte, u gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale :

A- 30700 kartmonedha Euro, të prerjeve 100 dhe 200 Euro, të dyshuara të falsifikuara.

B- 1 automjet.

C- 2 aparate celulare.

D- 1 pasaportë.

Sqarojmë se, ky shtetas,  shumën me kartëmonedha Euro, të dyshuara si të falsifikuara, dyshohet se do ta përdorte si parapagesë, për blerjen e një sasie lënde narkotike.

Shtetasi  Gentian Oshafi, këtë shumë, e kishte vendosur, në një çantë të vogël personale.

/portali DurrësLajm/