10 nëntor 2015 – Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, në konferencën për shtyp para miqësores me Shqipërinë, ka thënë se kombëtarja shqiptare po i rrëmben Kosovës lojtarët e mirë. Ai ndër të tjera ka shtuar se ka lojtarë klasi mjaftueshëm për të dyja kombëtaret dhe se Shqipëria duhet të mendojë edhe për Kosovën.
“Nuk është mirë që kur njëri vëlla ndërton shtëpinë (Shqipëria), t’i marrë gurë prej themelit vëllait tjetër (Kosovës), i cili po mendon të ndërtojë shtëpinë e tij. Ne kemi lojtarë mjaftueshëm që të ndërtojmë dy kombëtare. Ne kemi përkrahur deri më tani Shqipërinë, por ka ardhur koha që ne të ndërtojmë skuadrën tonë”, ka thënë Bunjaku.
/portali DurresLajm/