Një studim i bërë se fundmi nga Qendrat Amerikane të Sëmundjeve Kontrolli dhe Parandalimit tregon se në vendet ku qeveria ka kërkuar me detyrim mbajtjen e maskës rastet me Covid janë ulur shumë. Ndërkohë ne vendet ku ka masat janë më lira rastet janë shtuar shumë.
Studimi i botuar sot tregon ritmet e rritjes së rasteve Covid-19 dhe vdekjeve para dhe pasi u vendos mbajtja e maskës me detyrim që në dhjetor të vitit 2020. Studiuesit zbuluan se, nga 31 dhjetorit deri në 1 mars në vendet ku maska ishte me detyrim kishte një rënie me 0.5% të rasteve 20 ditë pas vendosjes së masës.
Ndërkohë 100 ditë më vonë masa e rënies së rasteve ishte me 1.8%. Po ashtu pati një ulje me 0.7% të rasteve të vdekjeve në 20 ditë e para dhe 1.9% pas 100 ditëve.
Nga ana tjetër në vendet ku restorantet ishin të hapura dhe lejoheshin daljet në mbrëmje pati një rritje nga 0.9 deri në 1.1 ta rasteve të reja. Studimi edhe këtë herë është shtrirë në një periudhë kohore 100 ditë.
Studimi vjen në një kohë kur disa shtete po zgjerojnë kapacitetin e biznesit dhe po heqin ose përgatiten për të liruar masat kundër Covid, pasi numrat e infektimeve të reja po bien dita ditës.